Politika

Vetting-u, votim pa debat: Tre antarët e mazhorancës Hysi, Manja dhe Rama; mungon opozita

8 muaj pas miratimit të ligjit të vetting-ut, Parlamenti ditën e martë kishte radhën për të kryer detyrën e tij në ngritjen e organeve të vetting-ut. Por, kjo gjë nuk ndodhi.
Bojkoti i opozitës pamundësoi ngritjen e një komisioni funksional për verifikimin e kandidaturave për institucionet që do të kontrollojnë pasurinë e  gjyqtarëve dhe prokurorëve.  Megjithatë, mazhoranca bëri pjesën që i ngarkon ligji dhe votoi 3 anëtarët e saj në komision. Vasilika Hysin dhe Ulsi Manjën e Partisë Socialiste dhe Luan Ramën e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Me këtë votim, Partia Socialiste përjashtoi nga komisioni Shpëtim Idrizin e PDIU-së. Ai mori vetëm votat e deputetëve të partisë së tij dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
PDIU-ja u kujdes të mos japë një qëndrim përfundimtar për koalicionin, por një paralajmërim e bëri. “Kjo nuk i shërben marrëdhënies në koalicion”, tha Mesila Doda.
Pavarësisht qëndrimit të PDIU-së, seanca reflektoi qetësi mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Edhe pse mes bashkëkryetarëve të koalicionit nuk u vu re ndonjë komunikim, mes palëve nuk kishte debat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button