Sporti

Juve “shkërmoq” Barcelonën, 90 minuta larg gjysmëfinales

Një Juventus magjik ka zbritur të martën në “Juventus Stadium” duke mposhtur me rezultatin e pabesueshëm 3-0 Barcelonën e Luis Enrique.
Katalanasit zotëruan fushën e lojës, por bardhezinjtë ishin më të saktë para portës duke kthyer në gola 3 prej aksioneve të tyre.
23-vjeçari Dybala pa dyshim që është një prej sulmuesve më të mirë të momentin, këtë e tregoi edhe në mbrëmjen e sotme, duke shënuar dy gola, të parin në të 22’ dhe 6 minuta më pas i çoi shifrat në 2-0, rezultat që do të mbyllte edhe pjesën e parë.
Me rifillimin e lojës, Barcelona u rihodh në sulm në kërkim të ngushtimit të rezultatit, por ndërsa pritej që katalanasit të ishin ata që do të shënonin, Chiellini në të 55 shënon duke e çuar rezultatin në 3-0.
Një rezultat tepër i favorshëm për skuadrën e drejtuar nga Allegri, e cila do të udhëtojë për në Barcelona me 3 gola avantazh.
Por edhe ky rezultat e mban me këmbë në tokë ekipin e Allegrit, pasi Barcelona është një ekip tejet i frikshëm, këtë e tregoi edhe në ndeshjen e kthimit kundër PSG në 1/8 e Champions League, ku u kualifikua me një rezultat tenistik.
Ndeshja tjetër e planifikuar për sonte mes Dortmund-Monako, u shty për nesër në orën 18:45 për shkak të shpërthimit të një bombe pranë autobusit të gjermanëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button