Home / Parlamentare / Vetting-u, seanca e dytë. PD, afat deri nesër të paraqesë emrat

Vetting-u, seanca e dytë. PD, afat deri nesër të paraqesë emrat

Ilir Meta thërret sërish Kuvendin në një seancë të jashtëzakonshme në datë 18 prill, për ngritjen e komisionit “ad hoc” me 12 anëtarë. Ora 16.00 e 13 prillit do të jetë afati i fundit i të gjitha palëve politike për të dorëzuar kandidaturat për anëtarë të këtij komisioni.

Më pas, në seancë plenare do të diskutohet dhe miratohet krijimi i dy komisioneve me 12 dhe 6 anëtarë. Ilir Meta iu është drejtuar përmes kësaj letre krerëve të grupeve parlamentare, ku u kërkon të dërgojnë propozimet e tyre për përbërjen e këtyre komisioneve “ad hoc”.

Këto komisione përbëhen respektivisht nga 12 anëtarë, 6 të propozuar mazhoranca dhe 6 opozita. Si dhe komisioni me 6 anëtarë, 3 nga mazhoranca dhe 3 nga opozita.

Kreu i Kuvendit i kujton grupeve parlamentare se një deputet mund të jetë anëtar vetëm në njërin nga komisionet “ad hoc” të përzgjedhjes.

Javën e shkuar, Avokati i Popullit dorëzoi në Kuvend listën dhe dosjet përkatëse të secilit kandidat, që plotësoi kriteret e vendosura, bashkë me listën e atyre që nuk i plotësuan kriteret.

Leave a Reply

%d bloggers like this: