Home / Kronika / Foto/ E rrahën deri sa u vdiq në dorë. Kapen dy vëllezërit, Jurgen Kurti ia hedh sërish

Foto/ E rrahën deri sa u vdiq në dorë. Kapen dy vëllezërit, Jurgen Kurti ia hedh sërish

Agim Arapi, 51 vjeç, u rrah me grushte e shqelma brenda në dyqanin e tij ushqimor deri sa dha shpirt. Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 20:00 në lagjen nr.1 të qytetit të Durrësit në bulevardin “Epidam”.

Sipas policisë autorët janë vëllezërit Kostandin Ekonomi 54 vjeç dhe Kujtim Ekonomi 50 vjeç, banues në Durrës. Sherri ndodhi për një tub aspirimi. Jurgen Kurti i detyrohej viktimës një shumë prej 130 mijë lekësh të reja për tubin e aspirimit të picerisë që kalonte nëpër marketin e viktimës.

Viktima i ka kërkuar Jurgen Kurtit paratë por ky i fundit pas sherrit me 51 vjeçarin dhe gruan e tij ka thirrur në ndihmë vëllezërit Ekonomi (njëri prej tyre është babai i të fejuarës së Jurgenit).

Dy vëllezërit e kanë futur Agim Arapin brenda në dyqanin ushqimor, kanë mbyllur qepenin, dhe e kanë goditur me grushta e shqelma. Gjatë kësaj kohe Jurgen Kurti ka qendruar jashtë dyqanit.

Policia tha se në vendin e ngjarjes është gjetur një thikë, por që dyshohet se vdekja 51 vjeçarit nuk i ka ardhur nga thika por nga grushtet. “Nga ekspertiza mjeko- ligjore u vërtetua se shtetasi Agim Arapi ka ndërruar jetë për shkak të problemeve që ka pasur me zemrën, ku nuk ka përballuar dot goditjet me grushta”, tha policia e Durrësit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: