Home / Kronika / E rëndë/ Humbi vajzën 19 vjeçe, babai pret damarët mbi varrin e saj

E rëndë/ Humbi vajzën 19 vjeçe, babai pret damarët mbi varrin e saj

Një burrë i shtrirë dhe gjakosur është gjetur në varrezat e Tufinës të martën pasdite. Kalimtarët e rastit kanë njoftuar policinë. Grupi hetimor konstatoi se bëhej fjalë për Shyqyri Elez Koçi, 63 vjeç, banues në Tiranë.

Në gjendje të dehur, ai kishte prerë damarët mbi varrin e së bijës me qëllim që t’i jepte fund jetës. Sipas policisë, kohë më parë Koçi kishte humbur të bijën në moshën 19-vjeçare dhe ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike. Fatmirësisht ai është shpëtuar dhe ndodhet i shtruar në spitalin.

Përpara grupit hetimor ai ka thënë se kishte shkuar në varrezat e Tufinës për të takuar të bijën dhe prindërit që nuk jetonin më. “Doja që të bashkohesha me vajzën dhe prindërit sepse jeta ime nuk ka asnjë kuptim pa ata”, mësohet të ketë thënë përpara policisë, 63-vjeçari.

Por drama familjare nuk mbaron me kaq. Shyqyri Koçi ishte divorcuar nga gruaja e tij për shkak të dhunës sistematike që ushtronte ndaj saj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: