Ekonomia

DIHA: Shqipëria ofron mundësi më të mira për investim krahasuar me një vit më parë

Rezultatet e anketimit vjetor të Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) për klimën e biznesit dhe investimeve në Shqipëri.

Në anketimin mbi klimën e biznesit, i cili u plotësua nga kompanitë anëtare të DIHA-s në fillim të vitit 2017, pjesa më e madhe e të anketuarëve e kanë vlerësuar pozitivisht situatën ekonomike aktuale, krahasuar me një vit më parë. Për sa u përket pritshmërive të ekonomisë shqiptare, kompanitë shpresojnë në përmirësimin e situatës.

Pjesa më e madhe e kompanive ka vlerësuar veçanërisht situatën për vetë biznesin si më të mirë, krahasuar me një vit më parë. Më shumë se gjysma e të anketuarëve i janë përgjigjur me „mirë“ ose „kënaqshëm“ pyetjes mbi situatën aktuale ekonomike në Shqipëri. Ky rezultat tregon një përmirësim të dukshëm krahasuar me vitin e mëparshëm. Gjithashtu, në lidhje me pritshmëritë ekonomike brenda sektorit, vihet re një përmirësim krahasuar me vitin 2016.

Më shumë se një e treta e të anketuarve shikojnë përmirësim, ndërsa për pothuajse gjysmën, pritshmëritë mbeten të pandryshuara. Situata për vetë bizneset është vlerësuar gjithashtu më mirë krahasuar me një vit më parë. Rreth 39% e të anketuarëve kanë pohuar se situata e tyre e biznesit është përmirësuar (2016: 28%, 2015: 23%), ndërsa rreth 39% të tjerë kanë deklaruar se situata ka qëndruar e pandryshuar. Në 2017 pothuajse të gjithë faktorët janë vlerësuar me nota më të larta krahasuar me 2016. Sa tërheqëse është Shqipëria si vend për investime? Për vlerësimin e Shqipërisë si vend për investime, pjesëmarrësit në anketim u pyetën mbi 20 faktorë, të cilët këtë vit janë vlerësuar pothuajse të gjithë me nota më të larta krahasuar me vitin 2016.

Vetëm pesë faktorë tregojnë një rënie të lehtë krahasur me një vit më parë, të cilët janë: Arsimimi akademik; Fleksibiliteti në të drejtën e punës; Sistemi i arsimit profesional; Infrastruktura dhe Kushtet për Kërkim & Zhvillim. Këtë vit janë vlerësuar pozitivisht 15 faktorë.

Faktorët e vlerësuar me notat më të larta janë: në vend të parë Kostoja e punës (2.43 – me një përmirësim të dukshëm krahasuar me vitin e mëparshëm); në vend të dytë Produktiviteti dhe motivimi i punonjësve (2.80); në vend të tretë Kualifikimi i punonjësve (2.93); në vend të katërt Arsimimi akademik (3.09 – me një përkeqësim të lehtë krahasuar me vitin e mëparshëm); dhe në vend të pestë Disponueshmëria dhe cilësia e furnitorëve lokalë (3.11). Në përgjithësi vihet re një permirësim thelbësor i faktorëve në krahasim me vitin e mëparshëm. www.diha.al – 2 – Këtë vit të anketuarit e kanë vlerësuar pozitivisht zhvillimin e vendit, krahasuar me vitin 2016. Për sa i përket situatës për vetë biznesin e tyre, 39% e kanë vlerësuar si më të mirë. Kjo pasqyrohet edhe në ecurinë e të ardhurave të biznesit, ku 49% e të anketuarve presin rritje (2016: 45%) dhe 36% mendojnë se nuk do të ndryshojë (2016: 40%). Gatishmëria për rritjen e numrit të punonjësve ka rënë lehtësisht në krahasim me një vit më parë, ku 31% e të anketuarve janë të gatshëm të rrisin numrin e punonjësve (2016: 35%), ndërkohë 62% e tyre (2016: 55%) nuk planifikojnë ndryshime. Pyetjes nëse forca e punës në Shqipëri është e përgatitur mirë nga sistemi arsimor për kërkesat e kompanive, 7% e të anketuarëve i janë përgjigjur me “Po” (2016: 10%), 30% me “Jo” (2016: 28%) dhe 64% me “Pjesërisht” (2016: 63%). 73% e shikojnë si mundësi ofrimin e trajnimeve profesionale brenda kompanisë në përputhje me nevojat specifike (2016: 68%).

Këtë vit vihet re një rezultat shumë pozitiv i një prej treguesve më të rëndësishëm për zhvillimin e ardhshëm, ku rreth 76% e të anketuarve do të investonin sërish në Shqipëri. Në vlerësimin e gatishmërisë për të investuar sërish në Shqipëri, vendi ynë ka një rritje pozitive prej pothuajse 10%, krahasuar me vitin 2016 (2015: 66%; 2016: 67%). Mbi anketimin Nga data 1 shkurt deri më 2 mars 2017, Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri, së bashku me Dhomat Gjermane të Tregtisë me Jashtë (AHK) në Rajonin e Europës Qëndrore dhe Juglindore (EQJL), realizoi me kompanitë anëtare anketimin vjetor mbi klimën e biznesit dhe investimeve në Shqipëri. Në këtë anketim nga të gjitha zyrat (AHK) të rajonit EQJL morën pjesë 1.734 kompani, nga të cilat 45 ishin nga Shqipëria. Kjo korrespondon me një pjesëmarrje prej 53 % të kompanive anëtare të DIHA-s (me një rritje prej 9%, krahasuar me një vit më parë).

Pjesëmarrësit marrin pjesë në këtë anketim online dhe përgjigjet analizohen në mënyrë anonime. Tematika dhe gama e pyetjeve është e njëjtë për të gjitha vendet. Rreth Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) është një shoqatë e pavarur, e krijuar nga kompani të ndryshme në përputhje me legjislacionin shqiptar, me seli në Tiranë. DIHA përfaqëson interesat e biznesit gjerman në Shqipëri. Ajo nxit marrëdhëniet bilaterale të biznesit dhe jep konsulencë për kompanitë gjermane dhe shqiptare në lidhje me bashkëpunime të mundshme dhe kërkime tregu. DIHA është e lidhur me rrjetin e Dhomave Gjermane të Tregtisë me Jashtë (AHK). AHK ka në të gjitha vendet, të cilat janë me interes për ekonominë gjermane. Deri më tani numërohen rreth 90 shtete me rreth 130 zyra përfaqësie në të gjithë botën (www.ahk.de).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button