Bota

SHBA lëshon “superbombën” jobërthamore mbi Afganistan

Ushtria amerikane ka hedhur mbi Afghanistan bombëm më të madhe në historinë e saj. Lajmi njoftohet nga 4 zyrtarë ushtarakë me njohuri mbi këtë mision, ndërsa mësohet se bomba jobërthamore ka rënë në provincën Nangarhar të Afganistanit.
Bomba e llojit “GBU-43/B”, e mbiquajtur edhe si “nëna e të gjitha bombave” është hedhur rreth orës 19 të pasdites së të enjtes, sipas burimeve të CNN-it, ndërsa rrezja e prekur prej saj është prej 300 metrash. Kjo është edhe hera e parë që përdoret një bombë e tillë në një fushëbetejë, sipas zyrtarëve amerikanë.
Burime ushtarake thonë se në shënjestër të saj kanë qenë tunelet e ISIS-it dhe personeli në rajonin Achin të provincës Nangarhar. Aktualisht, ushtria po vlerëson dëmet e shkaktuara prej saj.
Një armë e tillë është zhvilluar gjatë luftës së Irakut, por deri më tani nuk ishte përdorur kurrë në ndonjë fushëbetejë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button