Bota

FMN për Greqinë, Lagarde: Në gjysëm të rrugës, borxhi duhet ristrukturuar

Kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, u shpreh se negociatat për rolin që do të mbajë Fondi në programin e shpëtimit të Greqisë janë vetëm në gjysëm të rrugës.

Javën e kaluar ministrat e financave të Eurozonës arritën në parim marrëveshjen me Greqinë për pikat kyçe, çka do të zhbllokojë edhe këstin e radhës së huasë.

Pavarësisht arritjes së kësaj marrëveshje, Fondi Monetar Ndërkombëtar ende nuk ka vendosur, dhe po e zvarrit diçka të tillë prej më shumë se 1 viti.

Berlini zyrtar e ka vendosur si kusht përfshirjen e Fondit në program për zhbllokimin e parave.

“Ajo që unë kam parë gjatë dy javëve të fundit tregon se jemi në drejtimin e duhur. Jemi vetëm në gjysëm të rrugës”, nënvizoi Lagarde.

Ndër të tjera, numri një i institucionit me bazë në Washington shtoi se, borxhi grek, aktualisht në 178% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duhet ristrukturuar për të garantuar në këtë mënyrë stabilitet për financat e vendit.

“Ristrukturimi duhet vendosur në fund të programit, por modalitetet duhen vendosur paraprakisht”, shtoi ajo.

Gjermania, që është huadhënësi më i madh i Greqisë, por edhe ekonomia më e madhe e Europës, është kundër lehtësimit të borxhit, çka ka shkaktuar edhe përplasjen me Fondin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button