Sporti

Bekim Balaj: Golin ua dedikoj të gjithë Shqiptarëve

Heroi i ndeshjes me Portugalinë, Bekim Balaj ka folur pas ndeshjes duke ia dedikuar golin të gjithë Shqiptarëve.

bekim bala

Falë golit të tij Shqipëria mori një fitore historike përballë Portugalisë në Aveiro dhe e nisi me këmbën e mbarë aventurën e evropianit.

“Kemi marrë një rezultat mjaft të mirë që na shërben shumë dhe që me atë mund të jemi edhe më të motivuar në vijim. Tashmë është një tjetër ndeshje e vështirë që na pret dhe që duhet ta përgatisim si duhet. Skuadra ka bërë një punë të mirë dhe me trajnerin në krye kam besim se mund të marrim shumë gjatë këtij sezoni”, ka deklaruar Bekim Balaj.

Sulmuesi ka bërë një dedikim special për golin e shënuar ndaj Portugalisë. “Golin ua dedikoj të gjithë shqiptarëve dhe Babait tim. Është një gol i mrekullueshëm dhe shumë i rëndësishëm për ne në ecurinë e këtyre eliminatoreve”, ka përfunduar deklaratën e tij Bekim Balaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button