Kosova

Mustafa: Kemi pranuar informata se mund të ketë sulme kundër bartësve të institucioneve

Shefi i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ai dje pas takimit të Këshillit për Siguri të Kosovës, ka pranuar informata nga organet kompetente që merren me çështje të sigurisë se individë të lidhur me njerëz jashtë Kosovës dhe me shërbime të ndryshme po e rrezikojnë rendin kushtetues dhe jetën e qytetarëve.

Mustafa në një intervistë për Evropën e Lirë ka thënë se kjo ka bërë që organet e rendit ta shtojnë vigjilencën.

“Individë të tillë janë të lidhur edhe me njerëz jashtë Kosovës dhe me shërbime të ndryshme të cilat nuk ia duan të mirën Republikës së Kosovës dhe e rrezikojnë rendin kushtetues dhe jetën e qytetarëve. Po ashtu, duke pas parasysh se çfarë po ndodh në vendet e tjera, kemi marrë masa që të shtojmë vigjilencën dhe prezencën e organeve të sigurisë. Të jetë kjo prezencë më e madhe, sidomos tani gjatë festave fetare në mënyrë që ato të mos shfrytëzohen për ndonjë akt i cili do të rrezikonte, dëmtonte qytetarët”, ka theksuar ai.

Kryeministri i vendit ka thënë se kanë kërkuar vigjilencë, prezencë dhe një aktivizim më të madh të gjitha organeve të sigurisë.

“Poashtu, kemi kërkuar nga institucionet e drejtësisë që ato të ndërmarrin masa ndaj individëve të cilët e rrezikojnë rendin kushtetues dhe e rrezikojnë jetën e qytetarëve”, ka shtuar Mustafa.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button