Home / Kronika / Kisha apel për dialog: Politika të dëgjojë për të mirën e kombit

Kisha apel për dialog: Politika të dëgjojë për të mirën e kombit

Duke uruar Pashkët për besimtarët katolikë për sa më shumë paqe e harmoni me njëri-tjetrin, Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë- Durrës Imzot George Frendo ka dhënë mesazhe edhe për krizen politike në vend.

“Të mos lejojmë që politika të na përçajë . Flas për politikanët që rruga e zgjidhjes së krizës është dialogu. Të dëgjojnë me përgjegjësi për të mirën e kombit dhe jo të partisë”, tha George Frendo.

Në këtë të shtunë pashke edhe kryepeshkopi i kishës ortodokse autoqefale Anastas, ka uruar besimtarët ortodoksë duke kujtuar se ringjallja e Krishtit transformon çdo realitet të hidhur të jetës.

“Triumfi i ngjalljes se Jezu Krishtit mbi padrejtesinë ,dhunën, mëkatin mbush zemrat tona përsëri me ngazëllim. Le ta jetojme çdo ditë me ngazëllim paskal i cili nuk injoron realitetin e ashpër të jetës por e tejkalon dhe trasformon me hirin dhe fuqinë e Krishtit, ripërtëritje që buron nga ngazëllimi paskal”, uroi kryepeshkopi Anastas.

Leave a Reply

%d bloggers like this: