Home / Kronika / KLGJ, Kushtetuesja rrëzon disa nene të ligjit, s’pranohet kërkesa e PD

KLGJ, Kushtetuesja rrëzon disa nene të ligjit, s’pranohet kërkesa e PD

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht se ligji për organet e qeverisjes së drejtësisë është antikushtetues, por vendimi i Kushtetueses nuk prek thelbin e një prej ligjeve më të rëndësishme të reformës në drejtësi.

Gjykata ka pranuar, mes të tjerash, se kompetencat e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë cenojnë pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe e ka shfuqizuar.

Top Channel mësoi se gjyqtarët u ndanë 4 me 3 kundër nenit kryesor të kundërshtuar nga opozita, që vendoste një mekanizëm filtrimi të kandidatëve juristë nga avokatia, pedagogjia dhe shoqëria civile, përpara se ata të shqyrtohen në Parlament.

Që ky nen të rrëzohej, ligji kërkon 5 vota pro ankimuesit. Por megjithëse neni kryesor mbeti në fuqi, ligji duhet të rikthehet në Kuvend për shqyrtim, duke rihapur ndoshta në legjislaturën e re, një debat të vjetër dhe shumë të fortë mes forcave politike.

Leave a Reply

%d bloggers like this: