Kryeartikull

Ish-pushtetarët e korruptuar, antiamerikanë që kanë frikë ta shprehin

Spartak Ngjela

Tani e gjithë bota politike e ka të qartë një fakt: Ballkani Perëndimor është interes i dorës së parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe Shqipëria kërkohet të jetë aleati kryesor i tyrë në këtë zonë.

Këtë interes shihet që ka edhe Bashkimi Europian.

l.

Po në Shqipëri çfarë po ndodh?

Në Shqipëri, ish pushtetarët e korruptuar jenë mbledhur në një një çadër dhe kërkojnë bllokimin e reformave antikorrupsion në Shqipëri dhe njëherësh edhe destabilizimin e Shqipërisë.

Në fakt, kjo është skema që ka projektuar për të shpëtuar nga reforma antikorrupsion Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

Por janë të dëshpëruar, se janë antiamerikanë dhë kanë frikë që ta shprehin hapur këtë. Janë kundër politikës antikorrupsion që po ndërmerr Uashingtoni dhe Berlini politik në Tiranë, por kanë frikë të dalin hapur, dhe godasin ambasadorët: ambasadorin amerikan dhe ambasadoren e BE-së.

Por, a do të dalin hapur?

Besoj se po, dhe kulmi do të arrijnë kur Basha dhe Berisha nga çadra do të bërtasin:

“Amerikanë – larg duart nga Ballkani Perëndimor!”

Ashtu sikundër që bërtiste Enver Hoxha kur izolonte Shqipërinë.

Por a do ta realizojnë dot skemën e tyre?

Kjo është një pamundësi absolute, se politika perëndimore: Uashington-Berlin i ka goditur, dhe këto ditë do t’i godasë hapur sërish, por me më shumë forcë.

Në fakt, të korruptuarit e çadrës që po kërkojnë “zgjedhje të lira” pa bërë zgjedhje dhe pa marrë pjesë në zgjedhje, janë pa shpresë, por nuk e kuptojnë që të tërhiqen sa më shpejt, se rezistenca e paprinciptë që po bëjnë i dëmton shumë rëndë. Politika amerikanë në këtë zonë është domosdoshmëri amerikane dhe gjermane njëherësh.

ll.

Sa herë që politikanët e Shqipërisë kanë qenë në hall të pushtetit personal, ose kanë izoluar Shqipërinë, ose kanë krijuar destabilizim shoqëror.

Shqipëria ka qenë një shtet i pambrojtur. Pasi u krijua në aleancë dhe me ndihmë të drejpërdrejtë të Austo-Hungarisë, ajo mbeti e vetme dhe në dorë të elitave shqiptare pas Luftës së Parë Botërore.

Këtu fillon realisht historia e trishtë dhe pa rrugëdalje e Shqipërisë, gjithmonë e drejtuar nga një njëri, dhe në funksion të pushtetit të një njeriu, i cili gjithmonë ka shkelur interesin kombëtar për intetesin e vet.

E çfarë vlera ka patur në historine e Shqipërisë interesi vetiak i Ahmet Zogut që ka dominuar mbi interesin kombëtar?

Çfarë vlere ka pasur interesi vetiak i Enver Hoxhes që ka shkelur mbi intetesin kombëtar?

Dhe, për këta të sotmit: çfarë vlere historike do të ketë Sali Berisha dhe disa të tjerë që për interesat e tyre të ngushta nuk duan që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Europian?

lll.

Asnjëherë e drejtuar nga njerëz që ta ndienin interesin e kombit të tyre si kusht dhe për interesin e tyre vetiak, historia e Shqipërisë u sorrollat nga Italia ku e çoi Ahmet Zogu, dhe me radhë më pas: në Rusi, e nga Rusia në Kinë, brenda një izolimi tërësor, sipas trajaktores makabër të interesit personal të Enver Hoxhës.

Kjo është eksperienca jonë e trishtë, por sot është e pamundur që interesi i një fluksi të korruptuarish dhe jashtë pushtetit real, të ketë mundësi që ta shkëpusë politikën shqiptare nga interesi i vet perëndimor, drejt Moskës apo politikës aktuale lindore.

Për Shqipërinë dhe shqiptarët, gjithçka është vendosur: Shqipëria do të jetë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Europian, do apo nuk do korrupsioni aktual shqiptar.

Related Articles

Comente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button