Home / Parlamentare / ‘Siguria’, Braho: Mungon një ligj për kontrollin parlamentar

‘Siguria’, Braho: Mungon një ligj për kontrollin parlamentar

Kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare Sapratk Braho, ka njoftuar mbylljen e këtij komisioni për këtë legjislaturë. Mes deputetëve të mazhorancës dhe në mungesë të atyre të opozitës, Braho vlerësoi punën e komisionit, ndonëse shprehu dhe një keqardhje.

“Kjo është mbledhja e fundit e komisionit për këtë legjislature. Na vjen keq që s’kemi kolegët e djathtë. Ky komision ka qenë pune e jo llafesh. Defekt ka qenë kontrolli parlamentar, që ne nuk e bëmë dot në 4 vite një ligj për këtë kontrolle. Mungon një ligj kontrollues për të monitoruar institucione të rëndësishme. Nuk ishte vullnet i qeverisë, apo ndikoi mungesa e një ligji kontrollues, për të monitoruar SHISH, Prokurorinë dhe Ministrinë e Brendshme? Këto organe janë të pa investiguara në rrugë parlamentare”, tha Braho.

E në fund të fjalës së tij, deputeti i LSI uroi kolegët e partisë së tij, por edhe ata të PS që të kenë një “Fushatë të mbarë”, e madje edhe “Fitore”.

Vendimi i fundit i Komisionit të Sigurisë, ishte ai për shtyrjen e amnistisë për dorëzimin vullnetar të armëve deri në 31 dhjetor 2017

Leave a Reply

Your email address will not be published.