Ekonomia

Afrohet data e sigurimeve, bie ndjeshëm euro dhe dollari

Euro vazhdon të zhvlerësohet në tregun vendas, duke u këmbyer sot me 135.28 lekë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Monedha europiane ka hyrë në trajektore rënëse që nga fillimi i muajit prilli duke zbritur nën nivelin e 136 lekëve.

Sipas ekspertëve tashmë është bërë trend që me afrimin e datës së pagesës së sigurimit, bizneset nxitojnë të këmbejnë valutë për të kryer pagesën. Euro në tregun vendas ka qenë përgjithësisht e dobët që nga tetori i vitit të kaluar de arriti nivelin më të ulët që nga viti 2009 në 22 dhjetor 2016, në 134.4 lekë.

Zhvlerësim ka njohur dhe monedha e gjelbër amerikane, e cila është këmbyer sot me 127.01 lekë.

Sipas Bankës së Shqipërisë arsyeja kryesore lidhet me ofertën e lartë për valutë. Sipas Bankës së Shqipërisë përgjithësisht, ecuria e kursit USD/Eur në tregjet ndërkombëtare reflektohet kryesisht në kursin Dollar/Lek në vend.

Tashmë duket se kursi i këmbimit eur/lek ka zbritur në nivelin e ekuilibrit rreth 136 lekë. Aktorët e tregut pohojnë se nëse vijon të ketë ofertë të lartë për valutë, në verë, kur sezonalisht ka forcim të lekut për shkak të prurjeve të emigrantëve, euro mund të zbresë edhe në 133-134 lekë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button