Home / Arte / Ekspozita / Rama publikon pamje nga muzeu Marubi: Përpara për Shqipërinë që duam

Rama publikon pamje nga muzeu Marubi: Përpara për Shqipërinë që duam

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një imazh të muzeut Marubi, duke thënë së asnjëherë më parë nuk është punuar me një strategji konkrete për shpëtimin e thesareve të trashëgimisë sonë kulturore, sa në këta tre vjet e gjysmë.

Duke publikuar dy fotografi krahasuese në Facebook, se si ishte dhe si është bërë, Rama shkruan, “Mirëmëngjes dhe me këtë imazh të muzeut Marubi më 2013 dhe sot, ju uroj gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve të Kulturës. Asnjëherë më parë rezultatet e kujdesit shtetëror nuk kanë qenë kaq sistematike sa në këtë periudhë. Asnjëherë më parë e ardhmja e vendit në këtë fushë nuk ka qenë kaq e sigurtë sa sot”.

Kreu i qeverisë shton më tej se shumë është bërë, por se ende më shumë mbetet për t’u bërë, ndërsa shton se edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot.

“Prandaj përpara për Shqipërinë që duam me shtet, punë, mirëqenie”, përfundon Kryeministri.

Leave a Reply

%d bloggers like this: