Kosova

Mustafa i ka bërë një propozim interesant BE’së për heqjen e vizave

Kryeministri Isa Mustafa thotë se Kosova e ka edhe një mundësi për marrjen e liberalizimit të vizave, duke e anashkaluar kushtin e ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, për një periudhë të caktuar kohore.

“Kemi një kërkesë që e kam bërë unë kur isha në Maltë në Kongresin e EPP’së, kemi biseduar edhe me ministrin e jashtëm të Gjermanisë që të gjindet një alternativë në mënyrë që kjo në këtë situatë të mos lidhet drejtpërsëdrejti me liberalizimin e vizave, që neve të na bëhet liberalizimi i vizave, të lejohet me një kusht të suspendimit se në qoftë se ne brenda një periudhe të caktuar kohore nuk e zgjidhim këtë çështje atëherë mund të suspendohet e drejta jonë për liberalizim”, tha Mustafa në Rubikon të KTV’së

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button