Bota

Koreja “shkrumbon” SHBA-në

Me rastin e ditëlindjes së themeluesit të kombit Kim Il Sung, televizioni shtetëror i Koresë së Veriut transmetoi pamjet e një shfaqjeje muzikore që u mbyll me një video që inskenonte një sulm raketor ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shfaqja muzikore, në të cilën mori pjesë edhe udhëheqësi i shtetit komunist Kim Jong Un, u zhvillua të dielën, një ditë pas paradës madhështore në Penian, që gjithashtu shënoi 105-vjetorin e Kim Il Sung. Koncerti u ndoq nga pamjet e një testi bërthamor të zhvilluar në muajin shkurt, që në video u shoqërua me lëshime të tjera raketash në qiell, të cilat kalonin mbi Paqësor e godisnin shënjestra të ndryshme në SHBA, duke i kthyer ato në topa gjigandë zjarri.

Koreja e Veriut tha në muajin shkurt se kishte testuar me sukses një lloj të ri të raketeve balistike me rreze të mesme e të gjatë veprimi. Peniani kërcënon rregullisht të shkatërrojë Shtetet e Bashkuara dhe mes tensioneve në rritje në Gadishullin Korean ka përshkallëzuar ndjeshëm luftën e fjalëve, duke paralajmëruar për një luftë bërthamore nëse Uashingtoni ndërmerr akte ushtarake kundër tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button