Rajoni

Kukan: Pa respektim të sundimit të ligjit, nuk ka pranim në BE

Pa respektimin e sundimit të ligjit nuk ka pranim në Bashkimin Europian është shprehur eurodeputeti Eduard Kukan.

Në një intervistë për European Western Balkans, Kukan e sheh mjaft shqetësuese situatën në Ballkan, me krizat politike në Maqedoni e Shqipëri dhe vendet e tjera në bojkot parlamentar.

“Po shohim një trend  shqetësues në të gjithë rajonin, e dukshme në lidhje me funksionimin e rregullt të demokracisë parlamentare dhe institucioneve të caktuara shtetërore. Kjo krijon një rreth vicioz ku demokracitë e dobëta ushqejnë institucione të dobëta dhe e kundërta. Po përballemi me krizë politike serioze në Maqedoni dhe Shqipëri. Vendet e tjera në rajon, si për shembull, Mali i Zi dhe Kosova po përballen me bojkote parlamentare. Duket një trend rajonal, i cili është kundërproduktiv për zhvillimin e demokracisë në vendet që janë në pragun europian. Shpresoj që muajt e ardhshëm të shohim një kthesë të rëndësishme në këtë trend. Në fund të fundit, ky është kriteri i parë i Kopenhagenit, dhe më themelori”, është shprehur Kukan.

Ai ka shpjeguar dhe arsyet pse liderët e këtyre vendeve nuk u ftuan në festimet për traktatin e Romës, ku u shënua dhe 60-vjetori.

“Po, zgjerimi i BE është një proces në vazhdim siç mund ta shohim nga përparimet konkrete të Malit të Zi, Serbisë dhe suksesit në 2016 të Bosnje dhe Hercegovinës. Festimet për Traktatin e Romës nuk ishin vetëm një mundësi për të parë pas në arritjet e procesit të integrimit dhe kuptimplotë për kontinentin tonë, por edhe një mënyrë për të parë përpara në dekadat e ardhshme. Kjo është arsyeja që unë mendoj se është për të ardhur keq që liderët e Ballkanit Perëndimor nuk ishin ftuar në festimet në Romë. Do të ishte një sinjal i mirë dhe inkurajues nga ana jonë”, është shprehur Kukan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button