roze

Një surprizë për Drake

Reperi Drake është përballur me një surprizë jo të këndshme pasi një fanse e etur ka arritur të futet në shtëpinë e tij në Los Angeles.

“TMZ” raporton se një anëtar i stafit të tij ka gjetur 24-vjeçaren në shtëpinë e reperit kanadez në orën 10:30 të darkës, më 3 prill.

Fansja kishte vendosur një kapuç të Drake në momentin që është zbuluar në një prej dhomave të shtëpisë së reperit. Në vend që të shkonte në dhomat më luksoze të shtëpisë, ajo ka preferuar të shkojë tek frigoriferi.

Fansja, e cila pretendon se kishte lejë për të hyrë në shtëpi, ka deklaruar se ka konsumuar vetëm pijet dhe ujin mineral.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button