roze

“Unforgettable”, aktorja kryesore “harron” premierën

Të ftuarit dhe gazetarët e pranishëm në premierën e “Unforgettable” nisën të pyesnin veten nëse Rosario Dawson e kishte harruar eventin, kur aktorja kryesore e filmit u pa të mbërrinte vetëm pasi kishte nisur shfaqja e tij.

E veshur me një fustan bust ngjyrë floriri, 37-vjeçarja pozoi për fotografët e dha intervista, edhe pse të gjithë aktorët e tjerë dhe regjisori kishin hyrë ndërkohë në sallë.

Dawson interpreton Julian, një grua e re, jeta e së cilës trazohet nga ish-bashkëshortja e të fejuarit të saj, Tessa, roli i së cilës i është besuar aktores Katherine Heigl.

Në rrjedhën e filmit shihet sesi Tessa bëhet gjithmonë e më e fiksuar pas idesë së hakmarrjes. Julia mendonte se kishte gjetur njeriun e ëndrrave të saj, por rivalja do t’ia kthejë jetën në ferr.

“Ajo që më pëlqen te ky film është fakti se, sheh gra krejtësisht të ndryshme nga njëra-tjetra që luftojnë me të njëjtën ide: të ngulet perfeksionizmi. I shikon sesa të forta janë dhe se çfarë ekipi dinamik do të krijonin po të ishin bashkë, por ndërkohë ato gjenden në një konkurrim të ashpër me njëra-tjetrën”, tha Rosario Dawson, aktore.

Kasti i aktorëve përbëhet më së shumti nga femra. Edhe regjisorja është grua, Denise di Novi. Në kinematë amerikane, filmi do të nisë të shfaqet duke filluar nga data 21 prill.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button