Kronika

Ekstradohet nga Italia 42-vjeçari i dënuar për vrasje

Interpol Tirana ka ekstraduar një tjetër shtetas shqiptar të dënuar për vrasje. Është bërë i mundur ekstradimi nga Italia drejt Shqipërisë i shtetasit Almir Haruni, 42 vjeç, lindur në Gramsh.

Gjykata e Rrethit Gramsh e ka dënuar me 18 vjet burgim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Ky shtetas, më datë 06.08.1997, rreth orës 21.30, në qytetin e Gramshit, pas një sherri për motive të dobta, ka vrarë me armë zjarri shtetasin me iniciale G.B.

Pas bashkëpunimit me homologët e Interpol Romës, në vitin 2007 është bërë e mundur të lokalizohet në Itali, pasi ishte arrestuar nga autoritetet italiane për trafik droge.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button