Politika

DASH partive politike: Merrni pjesë në zgjedhjet parlamentare

Departamenti Amerikan i Shtetit u bëri thirrje të gjitha partive politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Në një deklaratë të lëshuar të enjten, bëhet e ditur se Nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Politike, Ambasador Thomas A. Shannon, u takua me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati, për të folur mbi interesat e përbashkëta në marrëdhëniet dypalëshe dhe në rajon.
Nënsekretari Shannon, njoftohet në deklaratën e Departamentit të Shtetit, riafirmoi partneritetin e ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, mbështetjen e fortë të SHBA ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për reformën e gjyqësorit dhe angazhimin e përbashkët ndaj vlerave demokratike, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.
Nënsekretari Shannon theksoi gjithashtu rëndësinë që të gjitha partitë politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, bëhet e ditur në deklaratën e DASH. (Marrë nga Zëri i Amerikës)

Related Articles

Comente

  1. JAM PLOTESISHT DAKORT ME THENJEN A DASH POR SE KUPTOJ CFAR MASASH JANE MARRE PER GARANCINE E VOTES SIME MBASI U VODHEN NE DIBER E GJETKE
    PRANDAJ JEPNI ALTERNATIVAT PER ZGJIDHJEN E KETIJ NGERCI SE ME PS U MESUAM DHE NUK KEMI NEVOJE TE BEJME BURGUN NJE HERE E PASTAJ TE ANKOHEMI.PRANDAJ ZGJIDHJA QE OFRON BASHA ESHTE ME E SAKTA DHE ME E DUHURA SE ME PS SKA ZGJDHJE.

  2. Ska asnje alternative tjeter vecse qeveri te gjithe perfshirjes per garancine e votes.
    Duhet shkuar dei ne fund kesaj kauze.
    Jemi i vermi vend ne note qe vuajtem komunizmin NGA eterir e tyre che tani te vuajme edhe NGA pjedha e tyre.

  3. Cudit e PD skan te sosur. I gjith perendimi esht ngritur kunder bojkotit te BD, Kunder cadres, shkuarjes ne parlament dhe miratimit te ligjeve qe bejn te zbatushem kushtetuten, vettingun, kundermosmarjes mospjesmarjes pjes ne zgjedhjet e 18 Qershorit, e kunder shum pretekseve, ycklave qe nxjerin thuajse cdo dit, Basha, Berisha, vazhdojn ti bien fyellit ne nje vrim.
    Qeveria teknike, jo vetem qe esht antikushtetuse dy muaj para zgjedhjeve, por as smundet te jet efektive, per raliziimin e zgjedhjeve. Kjo behet vetem per te krijuar anarshi, coroditje te qyetareve, pse jo dhe per te zgjatur krizen, vetem e vetem, te rikethen pushetin e humbur, te sabotojn e mosmiratojn vettingun qe mbas gjyqetareve dhe prokuroreve te kooruptuar, dote hetoi pushteatret e lart, per shkeljet ligjore dhe pasurin e amerituar qe kan ven nen hijen dhe kariken e pushtetit.
    Turpi me i madh esht kundervenja nadaj miqeve tan nderkombetar DASH, BE, BRUKSELIT, qeqevris GJermane dhe zonjes Merkel. Deklaratat kan qen dhe jan te qarta si drita e djellit. Kethuni ne parlament dhe miratoni rreformen ne dejtesi, vettingun, keta bandilla i kethen ne te kunderten , duke i akuzuar se i paska bler Kryeministri Rama, e tjera budallalliqe qe askush si beson vec tyre.
    Me keto qendrime jo vetem po u del boja, por po marin me qaf nje popull te ter, duke demtuar, forcimine shtetit, demokracin dhe perparimin ekonomik te vendit dhe largimin e SHqiperis nga BE eedhe per shum vite te tjera.

Leave a Reply to Populli Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button