Kronika

Kanabisi, Llalla: Droga e sekuestruar asgjësohet jo sipas ligjit

Kryeprokurori Adriatik Llalla, ka deklaruar se organi i akuzës nuk ka pasur bashkëpunimin e duhur nga ana e Policisë së Shtetit në lidhje me goditjen dhe asgjësimin e lëndës narkotike në vend.

Llalla, edhe pse pranoi goditjen e rrjeteve dhe bandave të trafikantëve të drogës, tha se zbulueshmëria e autorëve është shumë e ulët.

“Ka çdo ditë sekuestrime të lëndës narkotike e asgjësime në masë, por nga ana tjetër ka raportime se prokurorët nuk verifikojnë si duhet këtë procedurë të asgjësimit. Lënda narkotike duhet të asgjësohet në prani të prokurorit. Në të gjitha rastet kur ka dyshime, se prova materiale asgjësohet në mënyrë të dyshuar, duhet të fillojnë hetimet e të vendosen para përgjegjësisë ligjore autorët, – u shpreh Llalla. – Është kthyer në problematikë administrimi i provave materiale, pasi droga e sekuestruar nuk asgjësohet sipas ligjit.Prokurorët duhet të jenë të përfshirë direkt në hetime. Ne kemi pasur prokurorë që në kundërshtim me ligjin, kanë filluar të shpërdorojnë detyrën e prokurorit”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button