Kronika

Kanosi me armë 26-vjeçaren, arrestohet 35-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka mundur të parandalojë një ngjarje të rëndë kriminale. Motivi i pronësisë ka qenë shkaku i konfliktit mes M. J., 26 vjeçe dhe Alfred Jakaj, 35 vjeç në fshatin Lohë e Sipërme të Malësisë së Madhe.

Jakaj ka qëlluar tri herë me armë zjarri duke kanosur për jetën 26-vjeçaren. Policia është nisur drejt vendngjarjes sapo ka marrë njoftimin duke bërë të mundur arrestimin e Jakajt dhe sekuestrimin e pushkës gjysmëautomatike.

Ndaj tij rëndojnë akuzat e kanosjes, prishja e qetësisë publike dhe armëmbajtje pa leje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button