Home / Kronika / “Kryebashkiaku i PS-së i përfshirë në trafikun e drogës”, Lulzim Basha zbulon emrin

“Kryebashkiaku i PS-së i përfshirë në trafikun e drogës”, Lulzim Basha zbulon emrin

Duke folur nga “çadra e lirisë” kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha hodhi akuza të forta ndaj kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini si i përfshirë në trafik droge.

Basha tha se dje u kapën disa ton drogë dhe kjo ngarkesë sipas tij ishte e kryetarit socialist të bashkisë së Elbasanit.

“Dje 8 ton drogë u kapën nën ngarkesën e ç’doganuar nga Qazim Sejdini, kryetari i Bashkisë së Elbasanit.

Të gjithë e dinë si e mori pushtetin ai me bandat e drogës në Shqipëri e deri në Angli. Ai është i përfshirë në trafik droge dhe ka një agjenci trafiku.

Këto janë arsyet që na çuan në vendimin se nuk do të këtë zgjedhje me Ramën kryeministër. Fakte të tilla ka përditë. Droga është jo vetëm përgjegjësi politike por është projekti politik i tij. Si shpjegohet që as ministri i drogës që hoqi apo tjetrin që vuri nuk zbarojnë procedurat e sekuestrimit të drogës 2.5 milionë rrënje të shkatërruara.

Ku janë procesverbalet? Kjo është industria shtetërore e drogës. Ja tha edhe Prokurori i Përgjithshëm. Prokurorët nuk marrin pjese në asgjësimin e drogës, si e kërkon ligji. Ai nuk e asgjëson por e shet drogën sepse ajo ka vetëm një pronar: Edi Ramen”, tha Basha.

Leave a Reply

%d bloggers like this: