Home / Qeveritare / Bushati takim pune me Komisioneren e OSBE-së për Pakicat Kombëtare

Bushati takim pune me Komisioneren e OSBE-së për Pakicat Kombëtare

big_img_5708Kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati, zhvilloi sot një takim pune me Komisioneren e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Astrid Thors, e cila viziton vendin tonë për herë të parë.

Komisionerja e Lartë e OSBE-së për Pakicat Kombëtare shfaqi interesimin e saj për këndvështrimin e Shqipërisë mbi zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe informoi për aktivitetin e Zyrës së saj në rajon si një mekanizëm për parandalimin e konflikteve etnike.

Ministri Bushati, nga ana e tij, e njohu znj. Thors me vullnetin e qeverisë shqiptare për të qenë një faktor konstruktiv në rajon si dhe për të dhënë kontributin e duhur në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në vendet ku jetojnë, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Ministri Bushati shprehu gatishmërinë e palës sonë për të bashkëpunuar me Zyrën e Komisioneres për një angazhimin efektiv  në mbikëqyrjen e zbatimit të parimeve të OSBE-së për pakicat kombëtare në të gjitha vendet e rajonit

Leave a Reply

Your email address will not be published.