Home / Politika / Doda: President nga populli, vizioni i PDIU-së

Doda: President nga populli, vizioni i PDIU-së

Deputetja e PDIU, Mesila Doda ka përshëndetur propozimin e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për zgjedhjen e Presidentit nga populli duke deklaruar se President nga populli ka qenë propozim i PDIU-së, prandaj më mirë vonë se kurrë.

Menjëherë pas deklaratës së liderit të opozitës për president nga populli i mënjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes së PDIU-së, Doda duke u shprehur në statusin e saj social Facebook se “President nga populli…. Më mirë vonë së kurrë!!!. Na vjen mirë, na vjen shumë mirë që partitë e tjera përqafojnë vizionin e PDIU. Nese do e kishim patur këtë mbështetje dhe optike të përbashkët një vit e kusur më parë kur PDIU propozoi Presidentin nga populli, ndoshta sot gjërat do ishin më të lehta për t’u zgjidhur e njërzit do kishin patur më shumë mundësi për t’u shprehur me votë për kreun e shtetit”.

“Megjithse me vonese, mund të ngushëllohemi me shprehjen… Më mirë vonë së kurre!!!”, shkruan Doda.

Leave a Reply

%d bloggers like this: