Home / Ekonomia / Si është luhatur tregtia 5 vitet e fundit

Si është luhatur tregtia 5 vitet e fundit

Eksportet shqiptare në pesë vitet e fundit (2012-2016) kanë ndjekur një trend rritës, duke përjashtuar vitin 2015, në të cilin ato kanë pësuar ulje. Rritja mesatare e eksporteve rezulton me 4,6 %. Nga ana tjetër, importet gjatë këtij 5 vjeçari kanë shfaqur një ecuri të luhatshme e cila ka rezultuar në një rritje mesatare 1,4 %. Deficiti tregtar është përmirësuar, duke shënuar ulje mesatare vjetore me 0,2 %.

Eksportet e mallrave

Eksportet nga përpunimi aktiv i produkteve tekstile dhe këpucët, kanë zënë peshën kryesore në eksportet shqiptare. Gjatë kësaj periudhe, grupet me peshën më të madhe në eksporte kanë qenë: “Tekstilet dhe artikujt prej tyre” 17,5 %, “Veshjet e këmbëve” 16,9 %, “Produkte minerale” 31,1 % dhe “Metale bazë dhe artikujt prej tyre” 14,6 %.

Partneri tregtar kryesor në eksporte me Shqipërinë, ka qenë Italia. Gjatë periudhës pesëvjeçare eksportet me Italinë zënë mesatarisht 51,0 %, ndjekur nga Kosova me 7,5 %, Spanja me 6,8 %, Greqia me 3,9 %, etj. Gjatë periudhës 2012-2016 eksportet me vendet e BE kanë zënë mesatarisht 76,6 % të eksporteve gjithsej; ndërkohë eksportet me vendet e CEFTA-s (Maqedonia, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Kosova dhe Moldavia) zënë 12,4 % të eksporteve.

Importet e mallrave

Importet e produkteve minerale kanë zënë peshën kryesore në importet shqiptare gjatë periudhës 2012- 2016, me 15,0 %, ndjekur nga importet e “Makineri, pajisje mekanike dhe elektrike” me 13,5 % , “Metale bazë dhe artikuj prej tyre” me 10,2 %.

Partneri tregtar kryesor në importe me Shqipërinë, ka qenë Italia. Gjatë periudhës pesëvjeçare importet me Italinë kanë zënë mesatarisht 30,8 %, ndjekur nga Greqia me 8,7 %, Kina me 7,5 %, Turqia me 7,0 %, etj. Ndërkohë, importet nga vendet e BE, zënë mesatarisht 62,7 % të importeve gjithsej dhe importet nga vendet e CEFTA-s zënë 7,3 % të importeve.

Leave a Reply

%d bloggers like this: