Home / roze / Femra më e bukur e vitit 2017

Femra më e bukur e vitit 2017

Kanë kaluar 27 vite që nga koha kur Julia Roberts u shfaq për herë të parë në kopertinën e revistës “People” si femra më e bukur, por ajo vazhdon ende të mbetet femra më e preferuar në botë.

Aktorja hollivudiane është shfaqur për të pestën herë si femra më e bukur në botë dhe për atë kjo është tepër e vështirë të besohet. “Ndihem shumë e vlerësuar”, ka thënë ajo për kryeredaktorin e revistës, Jess Cagle.

Në intervistën e dhënë për këtë revistë, Roberts ka folur hapur për martesën 14-vjeçare me Danny Moder, për jetën e saj me binjakët Hazel dhe Phinnaeus si edhe për sekretet e bukurisë së saj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: