Home / Sporti / Superiorja, Flamurtari merr fitoren e dytë. Luftëtari, vendin e katërt

Superiorja, Flamurtari merr fitoren e dytë. Luftëtari, vendin e katërt

Flamurtari ka marrë fitoren e dytë radhazi, duke filluar dalëngadalë shkëputjen nga zona e ftohtë e renditjes.
Suksesi 2-0 përballë Vllaznisë në Vlorë ka qenë shumë i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Shpëtim Duro, duke qenë se janë 3 pikë të marra ndaj një kundërshtari të drejtpërdrejtë.
Busiç dhe Danilo Alves ishin autorët e dy golave të kësaj ndeshjeje, që i dhanë fitoren e radhës vlonjatëve.
Në ndeshjen tjetër të së shtunës, Luftëtari ka mundur 4-0 Korabin, takim i zhvilluar në “Elbasan Arena”. Në pjesën e parë u shënua vetëm goli i Brahimaj, ndërkohë që 3 gola të tjerë u shënuan në pjesën e dytë.
Në fillim ishte Dejvi Bergu me goditje dënimi, që i çoi shifrat në 2-0, ndërsa për dy golat e tjerë menduan Bengui dhe Reginaldo. Me këtë fitore, skuadra gjirokastrite rimerr vendin e katërt në klasifikim

Leave a Reply

%d bloggers like this: