Bota

Donald Trump po i përcjell nga afër zgjedhjet në Francë, ja çfarë thotë

Duket se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është duke i përcjell nga afër zgjedhjet presidenciale në Francë. Sot, francezët janë duke votuar për ta zgjedhur presidentin e ardhshëm të vendit, transmeton Express.

Trump ka shkruar në llogarinë e vet në Twitter se zgjedhje shumë interesante po mbahen sot në Francë. “Shumë zgjedhje interesante janë duke u mbajtur momentalisht në Francë,” ka shkruar Trump.

Vlen të ceket se dy ditë më parë pas një sulmi terrorist ku u vra një oficer francez, Trump tha se sulmi do t’i ndihmonte lideres së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, që të fitojë. Por, Trump ka thënë se kjo nuk do të thotë se ai e përkrah publikisht Le Penin.

Liderja e Frontit Nacional, Marine Le Pen, kandidati i qendrës, Emmanuel Macron, dhe kandidati i ekstremit të majtë, Jean-Luc Melenchon, janë në mesin e favoritëve për ta fituar rundin e parë të zgjedhjeve.

Plot 11 kandidatë garojnë sot në rundin e parë të zgjedhjeve, dhe dy kandidatët që fitojnë më së shumti vota do të garojnë në balotazhin e 7 majit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button