Home / Arte / Ekspozita / “KREUZTANNE – ndërmjet dëshirës dhe ëndrrave thellësisht Frojdiane”

“KREUZTANNE – ndërmjet dëshirës dhe ëndrrave thellësisht Frojdiane”

Prof. Dr. Maria Sinatra

Fate Velaj, artisti shqiptaro/austriak me famë ndërkombëtare, prodhues i shumë disiplinave, pikturë, fotografi dhe shkrim, fitues çmimesh të panumërta, nga më të njohurat, na jep me anën e këtij romani, një rrjedhë të ndërgjegjes së tij, por që mund të përfshijë secilin prej nesh dhe që e përdor shkrimin si një mjet për ta detyruar mendjen drejt një letërsie më të kujdesshme.

Në fakt, është një letërsi e tillë, e cila lejon ndjeshmërinë e udhëtimit të një autori, që nuk harron kurrë të jetë piktor, prandaj është dhe një udhëtim përmes pamjesh e ngjyrash, që nisin nga një moment i caktuar, për të shkuar më pas në destinacionet – Shqipëri, Itali, Austri etj. – por që përmbajnë në vetvete trajta pamjesh fotografike, përkthime imazhesh, që rezultojnë të transformuar nga përjetësimet e tij.

Duke lëvizur nëpër shtigje letrare, që qartas i përkasin botës gjermane, që shkojnë nga udhëtimet Gëte-iane nëpër Itali, e deri tek “Reisebilder” (Mbresa e pamje udhëtimesh) të Heinrich Heine’s, ky moment kulmor – Kreutzanne, tek hoteli austriak, ende ekzistent, ku në vitet 1990 banonin emigrantë të ardhur nga vende të Europës Lindore vjen dhe rilindja e “Ich Erzählung” (zëri im, ndjenja ime, ndërgjegjja ime), e një romani formues, që e lejon autorin, të braktisë kuptimin e brengave karakteristike, të cilat e kanë detyruar të lërë vendin e tij dhe të udhëtojë përtej vetvetes dhe tjetrit, së brendshmes dhe të jashtmes, midis asaj që ka pasur dhe asaj që dëshiron të ketë, ndërmjet dëshirës dhe pasazhesh ëndrrash, dhe kjo e fundit, thellësisht frojdiane (Sigmund Freud).

Si përfundim, kemi një udhëtim metaforik i një jete në të cilën vijojnë vazhdimisht përvoja emocionesh, që e largojnë romanin si nga kriza solipsistike e (unit) të përcjella në fjalë, ashtu edhe nga sjelljet estetike të “art pour art”, (arti për art), në të cilën “ti” shërben për të ekuilibruar unin lirik; ku më tepër objekti është një domethënie holistike, e cila është përmbushja e “gjithçkaje”, që materializohet, dhe gjen realitetin e vet. Njerëzit që janë përreth autorit, çifi rumun, bashkatdhetarët, e tij, vendasit etj, janë qytetarët e botës, të portretizuar si në pikturë dhe të fotografuar me gjestet e përditshme, të cilët veprojnë ashtu siç ne mund të veprojmë dhe thonë ato që dhe ne mund të themi.

Duke qëndruar në terrenin gjerman, të vijnë në kujtesë vizionet onirike (të ëndërrta), të pashkëputura kurrë nga ndjeshmëria e patriotizmit, të trajtuara aq bukur nga piktori romantik Caspar David Friedrich, i cili do të kishte thënë:

“Mbylli sytë e trupit, derisa veprën tënde të mund ta shohësh me syrin e shpirtit. Më pas, zbuloje atë që pe në errësirë, për t’ia u përcjellë të tjerëve, nga jashtë-brenda tyre.”

Ndoshta do të ishte e mjaftueshme ta mendosh atë “duke u endur në detin e mjegullt” të tij, për ta kuptuar besnikërinë si ndjesi të njeriut apo më mirë, në formën e saj përballë maleve dhe detit të mbuluara nga mjegulla, si një metaforë e udhëtimit në brendësi me objektivin, për të arritur thelbin e vërtetë të botës, ngjitjen e fshehtësisë së vërtetë të pamjes.

Peisazhi i vendeve ku Velaj nuk është vetëm transfiguruesi j gjendjeve emotive, por më tepër mishëruesi i pritjeve dhe pyetjeve ekzistenciale, përfaqëson kërkesën e mundësisë për t’i komunikuar përvojat më të thella të këtyre fakteve njerëzore.

Duke mënjanuar aspektin soditës të Friedrich, historia e Velaj, në fakt, dëshiron të përcjellë tjetër gjë.

Ndërsa reflekton privimet e jetës, luftërat njerëzore për t’i përmbushur ato, të pasuruara nga dashuria dhe dëshira, nga nostalgjia dhe nga trishtimi, e vënë individin në një raport kaq intensiv me ambientin, ku tregimi hapet vetëm nga syte e autorit, jo magjikisht e ireal, për sugjestion të ndjenjave, por për të bërë një rezyme të vendeve dhe gjërave ku ai ka jetuar.

Prandaj, ndodh që gërmimi në kujtimet e fëmijërisë dhe të adoleshencës të jetë kryer përmes një takimi të ri topografik, që sjell pika dhe sugjerime thelbësore, për ndërtimin e një jete ndryshe.

Pra, roman autobiografik, roman kujtimesh, por edhe shpërthyes, rrëfyes, pothuajse i kërkimit të një të vërtete jo shkencore, por e nënkuptuar, që favorizon identifikimin e lexuesit, i cili nuk bën gjë tjetër, veçse përjeton botëvështrimin dhe gjendjen shpirtërore të Autorit: përkap realitetin e tij, sheh atë që ai sheh, provon atë që ai provon.

Dhe realisht kështu funksionon.

E ndarë në të shfaqur dhe e bashkuar në ide e në vizione ajo që përcillet në rastet e tejdukshme të së vërtetës, e cila, pikërisht për karakterin e tyre simbolik, na paraqiten si shenja e si sinjale të një jete të pa padepëtueshme deri në fund nëse nuk i humbet shpresat, për ta ikonizuar atë me ngjyra.

Ngjyrat, si vijëzime, – thoshte Picasso, – ndjekin ndryshimet e emocioneve.

Ngjyra të errëta, si ato në kopertinën e romanit, që portretizon Kreuztanne’n, nisjen e udhëtimit, ngjyra midis dritës dhe hijes, “emblemë” e valëve, që shndërrohen të bardha, gri, duke u përplasur kundrejt shkëmbjnjve, ashtu siç dhe vetë jeta do të mund të përplasej përpara rreziqeve.

Por, në brendësi të ngjyrave të ndezura, të peisazheve, gjendet e verdha dhe e kuqja, ngjyra drite diellore, ekstroverte, te pasionit, të gjakut, të impulseve jetësore, të veprimit, të besimit në vetvete, ngjyra të shpresës, të rilindjes.

Duke dashur të nënvizoj apo t’u atribuoj një kuptim zanoreve, poeti Arthur Rimbaud shkruan:

“I, purpur, fjollë gjaku,

buzë të bukura, qeshje plot afsh,

në mllefe pendesash a në hove dalldie.”

Romani “Kreuztanne”, si përfundim, është tejet i pasur nga mundësitë interpretuese, si nga ato të traditës ashtu dhe nga ato të modernes, të teknikës shprehëse dhe të kapacitetit të tregimit, duke u nisur nga një sfond madhështor i kulturës së hulumtimit, megjithëse, pikë së pari, është rezultat i dukshëm në karrierën e një autori, tek i cili, zhdërvjelltësia, premton vazhdimin e bashkëbisedimit të tij me lexuesin.

Në pritje të versionit italian dhe romanit të dytë.

U përkthye nga Erla Velaj

Leave a Reply

%d bloggers like this: