roze

Gëzuar ditëlindjen Gigi!

Kur je një nga modelet më njohura në botë, të festosh 22-vjetorin nuk mund të mbetet pa u vënë re.

Gigi Hadid festoi të dielën ditën e lindjes e rrethuar nga njerëzit e saj më të afërt. Modelja festoi me të dashurin e saj Zayn Malik, të ëmën Yolanda Hadid dhe motrën Bella.

Në festë kishte dhe miq të saj, përfshi dhe modelen Karlie Kloss. Vetë modelja postoi një foto të ëmbël me Zayn, i cili e puthte teksa ajo mbante në dorë tortën e ditëlindjes.  Por torta ishte vetëm fillimi, pasi Gigi më pas na tregoi në Instagram edhe dhuratat.

E ëma ka postuar një foto të Gigi kur ka qënë e vogël, dhe Bella, motra e saj gjithashtu.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button