Home / roze / Aktorja e Happy Days vdes nga overdoza

Aktorja e Happy Days vdes nga overdoza

Erin Moran, e cila ka luajtur rolin që i dha famë të Joanie Cunningham në sitkomin e viteve ’70, “Happy Days” ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare.

Autoritetet e gjetën trupin e saj në Indiana pas një telefonate se kishin gjetur një femër të pavetëdijshme.

Burimet e DailyMail thonë se Moran, e cila jetonte në një rulot në New Salisbury të Indianas, dyshohet se ka ndërruar jetë nga një overdozë heroine.

Ish kolegët e saj Henry Wikler dhe Ron Howard kanë shprehur ngushëllimet për mikeshën e tyre në Twitter.

Winkler shkruan: “Oh Erin, tani më në fund mund të prehesh në paqen që e dëshiroje aq keq këtu në tokë. Qëndore në qetësinë e saj tani, shumë shpejt”.

Ndërsa Howard, i cili ka luajtur rolin e Richie në “Happy Days” ka shkruar fjalë prekëse për aktoren që ishte motra e tij në rol. “Sa lajm i hidhur. U prehsh në paqe Erin. Gjithmonë do të të kujtoj ty në spektaklin tonë që bëje skenat më të mira, të qeshura pa fund dhe i jepje dritë ekranit të televizorit”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: