Politika

Ngjela: Reforma në drejtësi do të kalojë. Shehi: Do ta votojmë edhe ne

Ngjela thotë se protesta e opozitës nuk ka mbështetjen e asnjë institucioni ndërkombëtar dhe bën edhe një parashikim të kërkesës që mund t’i japë Partisë Demokratike negociatori ndërkombëtar që mbërrin të martën.
“Gjëja e parë që do të thotë është që të hyni në Parlament. Asnjë institucion ndërkombëtar nuk lejon që një vend anëtar i NATO-s të shndërrohet në një geto të Europës. Por e gjitha kjo nuk ka të bëjë me zgjedhjet, por me reformën në drejtësi dhe të jeni të sigurtë që reforma në drejtësi do të bëhet”, deklaroi ai duke iu drejtuar Dashamir Shehit në Top Story.
Kreu i LZHK-së iu përgjigj se reforma në drejtësi do të votohet.
“Reforma do të votohet dhe do ta votojmë dhe t’ja heqim këtë armë propagande dhe fushate të majtës”, u shpreh ai.
Në lidhje me mbështetjen e ndërkombëtarëve, Shehi tha se opozita e gëzon atë në lidhje me akuzat për kanabizimin e vendit. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button