Home / Politika / Deklarata e Pack, Balla: Përpjekje e çalë për të justifikuar bojkotin e PD

Deklarata e Pack, Balla: Përpjekje e çalë për të justifikuar bojkotin e PD

Deputeti socialist Taulant Balla deklaratën e Doris Pack, e cial tha se qeveria është e lidhur me krimin, i ka cilësuar si një përpjekje të calë, për t’i gjetur justifikim bojkotit të opozitës. Në një postim në Facebook, Balla shprehet se këto përpjekje të zonjës Pack nuk dekurajojnë shqiptarët që të votojnë në 18 qershor.

“Kushdo që shqetësohet për krimin në Shqipëri duhet t’i kërkojë së pari miqve të vet të Partisë Demokratike të ndalojnë përpjekjet e tyre për të bllokuar Vettingun. Lufta kundër kanabisit dhe korrupsionit do të ishte më e suksesshme nëse do të kishim gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm.

Përpjekjet e çala të zonjës Pack për t’i gjetur justifikime bojkotit të paarsyeshëm të Partisë Demokratike nuk dekurajojnë aspak qytetarët shqiptarë të votojnë më 18 Qershor për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, për të përfunduar reformën në drejtësi, krijimin e vendeve të reja të punës, për t’i dhënë të gjithëve Shqipërinë që duam”, shkruan Balla.

2 comments

  1. Balla.Ju jeni autoret e krizes shqipetare.Kriza shqipetare eshte prodhim i hajduterise shqipetare te Sali berishes dhe Ilir Metes.Para 4 vjetesh PS duhej te bente pastrimin e hajduterise.A mund te behet pastrimi i hajduterise nga kryehajdutet ilir meta dhe Adriatik Llalla? Ju jeni pergjegjes.

  2. BO BO KU KA VAJTUR POLITIKA QE NJE COP KATUNDAR SI TAULAND PALLA TE DISKUTOJ FJALEN E DORIS PACK.

Leave a Reply

%d bloggers like this: