Home / Kronika / Protesta, Basha dhe 12 deputetë të PD procedohen penalisht

Protesta, Basha dhe 12 deputetë të PD procedohen penalisht

Kryetari i Partisë Lulzim Basha dhe 12 deputetë të PD janë proceduar penalisht pas protestës së një ditë më parë, ku u bllokuan rrugët për një orë. Ata akuzohen për tubim të paligjshëm dhe bllokim të qarkullimit.

“Në orën 11:00, te sheshi “Shqiponja” dhe në rrugën “Teodor Keko”, kanë organizuar dhe marrë pjesë në tubim të paligjshëm duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit. Punohet për identifikimin e pjesëmarrësve të tjerë në tubim. Nenet 262 e 293 të K.P. Nr. Unik”, sqaron policia e Tiranës.

U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për:

1-Lulëzim Basha

2-Arben Ristani

3-Oerd Bylykbashi

4-Gerti  Bogdani

5-Flamur  Noka

6-Eduart Halimi

7-Gent  Strazimiri

8-Asllan  Dogjani

9-Igli Cara

10-Kastriot Islami

11-Genc  Pollo

12-Keltis Kruja

13-Edi  Poloka

Po ashtu materialet i kaluan prokurorisë edhe për disa protestues të tjerë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: