Europa

Eksporti i armëve u rrit me 43 për qind për vitin 2013

FRANCEPorositë e reja për armatime për eksport u rritën me 43 për qind në vitin 2013 në Francë ose u shtuan me 6,87 miliardë euro, sipas një studimi të publikuar me rastin e Universitetit veror të Mbrojtjes, që zhvillohet në Bordo.

“Në vitin 2013, porositë për eksportim armësh regjistruan një rritje me 43 për qind, ose 6,87 miliardë euro në blerje”, sipas këtij studimi të ministrisë franceze të Mbrojtjes, të këshillit të industrive mbrojtëse dhe të kabinetit “McKinsey & Co”.

“Kjo vlerë përfaqëson 30 për qind më shumë se sa mesatarja 2002-2012″, theksohet në këtë studim.

“Industria franceze e mbrojtjes gjereon një shifër tregëtare prej më shumë se 17 miliardë euro në vit dhe rreth 165 mijë vende pune të drejtpërdrejta ose jo të drejtpërdrejta”, sipas raportit të ministrisë.

Me 29 për qind të në vitin 2013, SHBA-ja dominon tregun botëror të armatimeve, para Rusisë (27 për qind ), Gjermanisë, Kinës dhe Francës

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button