roze

Me bikini…dhe celulit

Kim Kardashian siç nuk e keni parë ndonjëherë… vetëm se jo për mirë.

Ylli i reality show-t e ka shtuar ushtrinë e saj të fansave dhe paratë falë pamjes sensuale e tejet të kuruar, duke u kthyer në model imazhi për shume gra e vajza amerikane e jo vetëm.

Sa herë Kim shfaqet në media, fokusi vendoset menjëherë te format e saj bombastike. Por 36-vjeçarja nuk është tamam ajo figura perfekt që nxjerrin fotot dhe ndihma e vyer e photoshopit.

Disa pamje të rralla të “Kimit natyrale” po bëjnë xhiron e botës ku më e famshmja e klanit “Kardashian” shihet në një plazh të Meksikës këtë fundjave e ku kompjuteri nuk e ndihmon dot.

Pamjet tregojnë qartë së trajtimet e shtrenjta nuk i kanë zgjidhur dot problemet e Kimit me celulitin. Figura pa të meta që shpaloset poshtë prozhektorëve nuk e kalon dot provën e dritës së diellit. Motra e saj Courtney nga ana tjetër duket në formë të shkëlqyer fizike, edhe pse ka sjellë në jetë tre fëmijë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button