Home / Kronika / 40.000 lekë ryshfet për patentën e makinës, pranga dy personave

40.000 lekë ryshfet për patentën e makinës, pranga dy personave

mane-320x201Policia e Tiranës ka arrestuar sot një instruktor autoshkolle dhe një punonjës policie për shkak ndërhyrjeje kundrejt ryshfetit pranë anëtarëve të komisionit dhe shpalljen fitues në provimin teorik të patentës së makinës.

Policia ka vënë në pranga shtetasit Ilia Ahmeti 64 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, që ushtronte detyrën e instruktorit të një autoshkolle dhe Astrit Hima, 44 vjeç, lindur në Mat dhe banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie pranë Policisë Ushtarake Tiranë.

Sipas policisë Ahmeti dhe Hima në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se u kërkonin dhe merrnin përfitim të paligjshëm në vlerën 40.000 lekë, kursantëve të ndryshëm, me qëllim ndërhyrjen pranë anëtarëve të komisionit dhe shpalljen fitues në provimin teorik për lejen e drejtimit.

Ndalimi i shtetasve të mësipërm u bë i mundur nga sektori Kundër Krimit Ekonomik Financiar në kuadër të Operacionit policor të koduar “Lejet e drejtimit”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: