Horoskopi

Horoskopi për datën 9 shtator 2014

horoskopiDashi

Dita e sotme, për disa mund të jetë vërtet tërheqëse për sa i përket dashurisë dhe miqësisë. Perspektiva të mira për ata që kërkojnë një punë të re. Kjo është një periudhë favorizuese për bashkëpunimet.

Demi

Jini konkret sot në gjithçka që do të bëni. Sot mund të merrni një mesazh nga një person që nuk e shihni prej shumë kohësh. Mos bëni hapa më të mëdhenj sesa i bëjnë këmbët tuaja.

Binjakët

Mbajini sytë hapur dhe mos u nervozoni, por jini tolerant. Do të merrni një propozim interesant biznesi. Do të jeni seriozë dhe të besueshëm. Gjendja juaj financiare do të jetë e qëndrueshme.

Gaforrja

Nëse do t’ju duhet të blini ndonjë dhuratë për ndokënd, blijeni sipas shijes së tij / saj. Mundohuni të jeni më të përpiktë në takime ose në punë. Koha mund t’ju nervozojë, ndaj bëni kujdes.

Luani

Sot mund të mërziteni dhe të shqetësoheni nga të njohur ose fqinj. Mos kini frikë që të kurseni: evitoni shpenzimet e panevojshme dhe të luksit. Mundohuni të gjeni një punë më të qëndrueshme.

Virgjëresha

Në dashuri, disa pavendosmëri tuajat mund të peshojnë te të tjerët sot. Mos u vononi në vendime. Një projekt që keni në mendje nuk pret gjë tjetër veçse të fillohet.

Peshorja

Me fillimin e ditës ju këshillohet të bëni kujdes, sepse të tjerët nuk do të arrijnë t’ju kuptojnë dhe mund të bini pre e diskutimeve të kota. Lajme të mira në çështjet e familjes dhe të shtëpisë.

Akrepi

Sot do të jeni të favorizuar si në biznes ashtu edhe në punë. Egoizmin tuaj futeni në xhep sot dhe mendoni më pozitivisht për të tjerët. Luftoni për ata që arrijnë t’ju kuptojnë.

Shigjetari

Nëse po mendoni t’i telefononi një mikut tuaj për ndihmë, duhet të dini se sot nuk është dita e duhur për ta bërë këtë. Mundohuni të filloni një rrjedhë të re në jetën tuaj, edhe në gjëra të vogla.

Bricjapi

Mos i lejoni të panjohurit që të pushtojnë privatësinë tuaj. Mos e humbni durimin nëse rrethanat do t’ju bëjnë që të arrini vonë në ndonjë takim. Kush ju dëshiron … le t’ju presë. Dëgjoni muzikë, por me volum të ulët.

Ujori

Edhe pse sot nuk do të ketë të reja të vërteta, gjithsesi diçka duket se do të lëvizë në horizont, sidomos në dashuri. Mos e humbni durimin me kolegët dhe shefat. Jini të përulur.

Peshqit

Sot, një mendim i bukur ose një dhuratë e vogël mund të jetë ideale për të hequr “retë” në marrëdhënien tuaj në çift. Shmangni xhelozinë. Mos u mbështesni te rastësia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button