Bota

Puçi në Turqi, mbi një mijë të arrestuar të “rrjetit Gulen”

Sërish një mega-operacion në Turqi kundër rrjetit të mundshëm të puçistëve të Fetyllah Gulen. Sipas burimeve të policisë, një seri arrestimesh janë kryer në 54 provinca, ku në pranga kanë përfunduar më shumë se një mijë të dyshuar si të lidhur me strukturën të shpallur si terroriste nga presidenti Erdogan.

Në operacion, të koordinuar nga Prokuroria e Përgjithshme e Ankarasë, kanë marrë pjesë 8.500 agjentë të policisë. Operacioni vazhdon në kërkim të anëtarëve të tjerë të dyshuar të organizatës së ashtuquajtur “Feto”.

Sipas policisë, janë arrestuar 1.009 “imamë” të dyshuar, pra figura të koordinimit të organizatës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button