Teater

Femeart, një Festival që bën bashkë femrat

Femart këtë vit organizon edicionin e V të tij në Prishtinë dhe është festivali më i madh feminist në Ballkan, i cili këtë vit do të mbahet gjatë datave 25-31 maj
Qendra Kulturore Tirana (Teatri Metropol) ka organizuar një takim me gra profesioniste në fusha të ndryshme të kulturës si: regji, aktrim, muzikë, antropologji,  arte pamore, gazetari, etj  të cilat diskutuan rreth tematikave të ndryshme për përfshirjen e femrave në iniciativa të tilla, praktikave të tyre personale si dhe artit si formë për ndryshim social.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për edicionin e V të “Femme Art” në Kosovë,  si një nga  festivalet  më të mëdha në rajon që fokusohet në praktikën artistike të grave dhe artit si formë për ndryshim social. Gjatë këtij aktivitet i moderuar nga drejtoresha e QKT-së Jonida Beqo, u vu theksi mbi terrenin dhe hapësirat e nevojshme që mund të gjenden në Shqipëri për të tilla praktika, sa shpërndahet informacioni, çfarë network ka dhe si spërndahet ai tek femrat që janë të perfshira në artin e angazhuar, duke theksuar gjithashtu edhe praktika edhe nga vetë stafi i Teatrit Metropol, i cili ka qenë pjesëmarrës në Festivalin “Femart” me shfaqjen “Qielli i Heshtur”, një produksion i QKT me regji nga Armela Demaj, nga një tjetër produksion i këtij teatri me regji nga Rozi Kostani apo edhe paraqitja personale e Jonida Beqos me slam poetry, disa edicione të shkuara.

Gjatë panelit diskutues morrën pjesë Zana Krasniqi organizatorja e “Femart”, regjisorja Iris Elezi, të cilat ndanë gjatë këtij aktviteti eksperiencat e tyre në edicionet e mëparshme të këtij festivali. Gjithashtu morrën pjesë edhe emra të njohur të fushës së artit si; Marjeta Ljarja, Rozi Kostani, Driada Dervishi, Vera Bekteshi, Edit Pula, Kamela Islami, Kaltrina Krasniqi, Aspasjana Kerxhalli, Erka Mato, Blerina Hankollari, Mikaela Minga, Merita Rexha Tërshana etj. Femart këtë vit organizon edicionin e V të tij në Prishtinë dhe është festivali më i madh feminist në Ballkan, i cili këtë vit do të mbahet gjatë datave 25-31 Maj.

“Gjatë katër edicioneve të kaluara, festivali më i madh rajonal ka arritur të përmbush qëllimin e tij për të krijuar një atmosferë inspirimi, ku artistet dhe aktivistet nga mbarë bota të ndihen të mirëpritura për ta shfaqur artin e tyre, të frymëzuara nga tema shoqërore dhe të drejtat e njeriut në Ballkan, si dhe të krijojnënjë platformë dinamike ku publiku mund të mësojë për problemet shoqërore me të cilat ballafaqohen gratë dhe vajzat e Kosovës, njëherësh edhe ato nga mbarë bota. Inkurajuar qëndrueshmëri dhe solidaritet për të gjitha gratë dhe burrat të cilëve ju shkelen të drejtat në bazë të etnicitetit, qëndrimit shoqëror, racës dhe preferencave seksuale” shprehet Zana Krasniqi.

Festivali përdoret si një platformë për inicimin, paraqitjen e ideve dhe krijimeve që sjellin përpara konceptet feministe dhe zhvillimin e tyre në Kosovë, si dhe për avokimin e të drejtave të barabarta dhe ndërtimin e paqës ne rajon. Festivali do t’i bashkojë 100 artiste nga Kosova, rajoni dhe bota me nivele të ndryshme të përvojës, nga ato që do të performojnë për herë të parë deri tek profesionistet.

Festivali do të ketë krijime artistike origjinale nga vajza dhe gra të cilat do të paraqesin: shfaqje teatrale, performanca, filma (dokumentar, të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë), koncerte, promovime librash, modë, arte vizuele, ekspozita, instalacione arti, poezi, punëtori, panele diskutimi, art urban dhe forma tjera të artit. Disa nga temat e festivalit FEMART për këtë vit do të jenë: të drejtat e njeriut, të drejtat e shëndetit seksual dhe riprodhues, paqja dhe drejtësia tranzicionale, të drejtat LGBT, fuqizimi i grave dhe vajzave, shkëmbimi i përvojave të suksesshme në rajon dhe globalisht etj.

Gjatë edicioneve të kaluara, festivali arriti të tërheqë një audiencë të madhe, me pjesëmarrje të drejtëpërdrejtë të mbi 400 personave/artisteve/aktivisteve, në më shumë se 10.000 shikues dhe me qindra raporte mediale (të shkruara, në portale, dhe televizion) të publikuara në Kosovë dhe rajon.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button