Ekonomia

Kroatët, pavarësisht konkurrencës promovojnë Shqipërinë

Edhe pse janë vetë një destinacion turistik, kroatët nuk ngurojnë që të promovojnë edhe konkurrentët.  “Travel beyond Croatia” sugjeron se cilat janë vendet që mund të vizitohen në Shqipëri.

“E rrethuar nga Mali i Zi, Maqedonia, Kosova dhe Greqia, Shqipëria ngjan me një cep të harruar të Europës dhe kjo është vërtet për t’u ardhur keq. Ky vend i vjetër ka shumë për të ofruar, nga rrënojat e lashta, te brigjet e paprekura, etj. Në ditët e sotme është vërtetë një vend ku ndërthurret modernia me traditën. Është vendi që kërkoni nëse jeni të pasionuar pas vendeve të paprekura nga turizmi masiv.

Kur ta vizitoni Shqipërinë do të shihni se është një kombinim mes Kroacisë, Greqisë dhe Italisë, por pa turmat. Por, nëse zgjidhni ta bëni këtë atëherë ju duhet të merrni në konsideratë këtë itinerar që po ju propozojmë”.

Çfarë mund të shihni 

Parku Kombëtar i Thethit

Konsiderohet si një nga vendet më të bukura në Shqipëri për të realizuar turizmin e aventurës. Rreth 25 km rrugë janë të vështira për shkak të infrastrukturës së munguar. Ndaj për të shkuar do t’ju duhet një makinë 4×4.

Kruja

Është një nga destinacionet e rëndësishme historike, duke qenë se lidhet me figurën e heroit kombëtar Skënderbeu.

Parku Kombëtar Llogara

Ofron një panoramë ndër më tërheqëset. Mes saj kalon një rrugë që arrin në lartësi deri në 1,000 metra mbi nivelin e detit.

Gjirokastër

Nëse jeni të pasionuar pas historisë atëherë do të duhet të vizitoni Gjirokastrën, qytetin muze në jug të Shqipërisë, pasuri e mbrojtur nga UNESCO.

Shkodër

Një qytet që shtrihet në veri të vendit, në kufi të Malit të Zi. Në të gjendet një nga kalatë më të mëdha të vendit. Mund të vizotoni edhe rrënojat, si dhe muzeun që gjendet në të.

Liqeni i Ohrit

Është një nga liqenet që shtrihet në dy territore, përfshi këtu edhe atë të Maqedonisë. Ndër më të vjetrit në Europë dhe më të thellët.

Tirana

Shërben si një nga pikat e nisjes për shumë vizitorë. Njihet për larshmërinë e atraksioneve që ofron dhe jetën e natës.

Berat

Pa asnjë mëdyshje një nga vendet më të bukura për t’u vizituar. Njihet ndryshe edhe si “Qyteti i një mbi një dritareve”. Është pasuri e UNESCO-s.

Riviera

Peizazhet turistike që gjenden shpesh janë të paprekura. Mund të shijoni plazhet dhe qetësinë, malet dhe ushqimin e freskët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button