roze

Biografia e Madonna-s merr dritën jeshile!

Jeta e mbretëreshës së pop-it Madonna do të ritregohet përmes një filmi. “Universal” ka përzgjedhur skenarin e shkruar nga Elyse Hollander, në të cilin përshkruhet karriera dhe jeta e këngëtares kur ishte e re.

“Blonde Ambition” do të tregojë vuajtjet e Madonna-s në vitet ‘80 kur ajo përpiqej të publikonte albumin e saj debutues.

Duke filluar me zhvendosjen e saj nga Michigan në New York, filmi do përshkruaj rrugëtimin e këngëtares drejt famës në një industri muzikore të dominuar nga meshkujt.

Filmi do të përmbajë edhe disa pjesë nga jeta e saj private. Deri tani ende nuk ka ndonjë njoftim se kush do ta luajë rolin e yllit të muzikës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button