Ekonomia

Huffington Post ftesë turistëve për të vizituar Shqipërinë

Shqipëria si një destinacion turistik, këtë herë është prezantuar nga Huffington Post.

Në një artikull të Karen Rubin, e cila prej rreth 30 vitesh prezanton mënyrat më të mira për të eksploruar kultura dhe destinacione të reja, fton ndjekësit e saj të vizitojnë Shqipërinë, një vend të cilën ajo e quan destinacion i ri që po zhvillohet shpejt.

Mënyra më e mirë sipas saj për të eksploruar Shqipërinë është udhëtimi me biçikletë. “Ju nuk do të keni nevojë të shkoni në Shqipëri për të parë monumente dhe arkitekturë e mahnitshme, apo muzeumet që mbajnë thesaret e qytetërimit e objekte të trashëgimisë kulturore edhe pse disa prej tyre, përfshirë një qytet greko-romak përbën një surprizë për të gjithë. Ju jo domosdoshmërisht do të shkoni atje për plazhet e mrekullueshme, megjithëse Shqipëria posedon qindra kilometra bregdet përgjatë Jonit dhe Detit Adriatik dhe riviera shqiptare ju sjell ndër mend rivierën e Francës. As për peisazhet mahnitëse apo malet dramatike që arrijnë deri tek retë e bardha, shkëmbinjtë e dukshëm që bien në det. Por arsyeja më e mirë për të vizituar Shqipërinë është e tashmja, e cila shtyn të kaluarën torturuese”.

Historia e një vendi pa fat, është përkufizimi në artikullin e Rubin. Por nuk është ajo për të cilën flet Rubin. Ajo tregon të tashmen e një vendi që po zhvillohet shumë shpejt, e cila nuk ngjan me atë ç’ka Shqipëria ofronte 10 vite më parë e që sipas saj padyshim nuk do të ketë asgjë të përbashkët me atë që Shqipëria do të jetë 10 vite më pas.

“Ejani për të parë se procesi i zhvillimit është absolutisht emocionues. Shqipëria nuk është ajo që ishte 10 vjet më parë, dhe nuk do të jetë ajo që do të jetë në 10 vitet e ardhshme”, citohet Rubin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button