Politika

Rama për Ramush Haradinajn: Mirësezbret sot edhe një herë fitimtar në Prishtinën tonë

Kryeministri Edi Rama përshëndeti vendimin e gjykatës franceze të Kolmarit me një status në rrjetet sociale.
“Ramush, mirësezbret sot edhe njëherë fitimtar në Prishtinën tonë”, shkruan Rama në Twitter, në urimin e shkurtër, por të shoqëruar me “hashtag”-ët krenar për UÇK, e drejta vonon, por nuk harron.
Ndërsa, Ministria e Jashtme, në një deklaratë përshendetëse, thotë se me këtë vendim, gjykata franceze konfirmon vendimet e mëhershme të dy shkallëve të Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, e cila e shpalli zotin Haradinaj të pafajshëm.
MPJ e konsideron vendimin si një fitore të së vertetës dhe të drejtësisë ndaj akuzave krejt të pabaza dhe të motivuara politikisht, të cilat, që në krye të herës kanë synuar të përbaltin një autoritet politik e publik, të destabilizojnë shtetin e Kosovës dhe të barazojnë përpjekjet e popullit të Kosovës dhe të UÇK-së për liri e mëvetesi me krimet monstruoze të regjimit të Millosheviçit.
MPJ përsërit qëndrimin e saj se Serbia duhet të heqë dorë nga përdorimi i urdhër-arresteve si formë presioni ndaj Kosovës.

Ndërsa për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, kjo është drejtësia e plotë. Nëpërmjet një deklarate për shtyp kreu e I demokratëve shprehet se është detyrë kryesore e qeverisë shqiptare që të ushtrojë presion ndaj Serbisë dhe ti drejtojë kërkesa vendeve të tjera për të detyruar Beogradin që të heqë dorë nga të tilla praktika të turpshme, që padrejtësi si kjo me Ramushin të mos përsëriten më.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button