Politika

“Haradinaj fitoi lirinë, për të cilën kanë sakrifikuar ai, familja e tij dhe vetë Kosova”

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, shprehu sot gëzimin që Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, fitoi të drejtën e tij të mohuar padrejtësisht për t’u kthyer pranë familjes së tij të dashur, simpatizantëve dhe qytetarëve, të cilët e mbështetën pa kushte gjatë qëndrimit të tij të detyruar në Francë.

“Ramush Haradinaj fitoi lirinë, për të cilën kanë sakrifikuar ai, familja e tij dhe vetë Kosova. Gjithmonë kam besuar se drejtësia franceze do të vinte në vend një të drejtë të merituar për Ramushin dhe për Kosovën. Dëshiroj të përshëndes këtë verdikt përfundimtar, ndonëse të vonuar, i cili i dha fund një procesi të pakuptimtë juridikisht dhe të padobishëm politikisht”, tha Meta në mesazhin e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button