Maqedonia

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë: Policia jo efikase, ka interesa politike

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Agim Nuhiu ka folur për ngjarjet e djeshme në Kuvend ku si pasojë e përleshjes së protestuesve brenda godinës u plagosën 109 persona.

Nuhiu ka thënë se situata u përshkallëzua pasi policia nuk reagoi në mënyrë të shpejtë dhe efikase, ndërsa pranoi se në strukturat e policisë ka interesa poltike.

“Grupet të caktuara kanë shkaktuar incidente dhe dhunë ndaj deputeteve në Parlament. Si ministër i Brendshëm ndaj besimin se policia nuk ka reaguar në mënyrë të shpejtë dhe efikase, pasi në strukturat e policisë ka ndikime të interesit politik. Kam konsideruar që policia të marrë të gjitha masat që të bëhet evakuimi i deputeteve dhe t’i nxjerrim nga Kuvendi. Kemi futur edhe kontrollet e brendshme për kontrollin e policisë”, tha Nuhiu.

Ai ka thënë se janë duke u identifikuar të gjitha faktet dhe provat dhe sipas tij, të gjithë do dalin para drejtësisë.

Nuhiu ka thënë se Policia ka reaguar me vonesë.

“Policia në momentet e para nuk reagoi në mënyrën e duhur. Nëse policia do reagonte në momentet e para nuk do ndodhte kjo situatë dhe nuk do përshkallëzohej”.

Sipas Ministrit të Brendshëm, protestuesit po qëndrojnë para Parlamentit.

“Po kemi informacione që protestuesit kanë ngritur çadra dhe janë para Parlamentit”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button